Marrëveshje me Bankën Botërore prej 14.3 milionë euro për projekt tregtar

13:23 | 20 Tetor 2017
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka përcjellur në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar.

“Pas nënshkrimit me Bankën Botërore, në realizimin e një projekti tregtarë Ministria e Financave ka përgatitur marrëveshjen, që kap shifrën prej 14.3 milionë euro, me 25 vite maturitet, 5 vite grejs periudhë dhe 0.45 për qind normë interesi,” është shprehur Ministri i Financave Bedri Hamza.

Sipas tij, ky projekt ka për qëllim avancimin e legjislacionit për tregëti dhe do të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë për produktet që ekposrtohen nga tregu i Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme