Google ADS

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit stimulon investimet e huaja në Kosovë

13:14 | 29 Mars 2016
Arbresh.info

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e cila do të hyjë në fuqi më 1 prill ka për qëllim stabilitetin politik, tranzicionin drejt ekonomisë së qëndrueshme dhe përafrimin gradual me standardet e BE – së në të gjitha fushat.

Kështu u tha në një konferencë informuese me institucione, të organizuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në të cilën u përmenden edhe obligimet që duhet të përmbush Kosova në mënyrë që të përfitojë nga kjo marrëveshje.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi e ka quajtur MSA-në, marrëveshje historike mes Kosovës dhe BE-së, zbatimi i së cilës do të përafrojë Kosovën me standardet e Evropës.

Ilazi tha se qëllim i MSA-së është themelimi i marrëdhënieve formale dhe kontraktuale mes dy palëve, me qëllim të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Katër çështjet kryesore të kësaj marrëveshje janë çështjet politike, përafrimi i legjislacionit, politikat e bashkëpunimit dhe çështjet tregtare.

“MSA është një marrëveshje ndërkombëtare e lidhur ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, qëllimi i së cilës është themelimi i marrëdhënieve formale dhe kontraktuale ndërmjet dy palëve me qëllim anëtarësimin e Kosovës në BE. MSA do të hyjë në fuqi me 1 prill të këtij viti….E dyta, zbatimi i MSA – së do të jetë 10 vjet, përderisa rishikimi do të bëhet pas 5 viteve. Në 597 faqe, MSA ka katër pjesë kryesore: çështjet politike, përafrimin e legjislacionit, politikat bashkëpunimit dhe çështjet tregtare…Me hyrje në fuqi të MSA-së Kosova ka fituar të drejtën zyrtare drejt anëtarësimit në BE dhe tani Republika e Kosovës është pjesë e procesit formal të anëtarësimit njëjtë sikur të gjitha vendet e rajonit. Procesi i zbatimit të MSA – së do të kërkojë bashkëpunim dhe koordinim të gjithë aktorëve, duke përfshirë komunat, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit”, tha Ilazi.

Oblig ime nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit dalin edhe për pushtetin lokal. Ylli Valla nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal tha se është një hap i mirë meqë në bashkëpunim me komunat kanë bërë plane individuale për masat dhe veprimet që dalin nga kjo marrëveshje.

Sipas tij, deri më tani janë nxjerrë 165 masa dhe veprime që janë në kompetencë të komunave, për të cilët janë vendosur indikatorë të matshëm për të parë regresin apo progresin e 38 komunave të Republikës së Kosovës.

Drejtori i Departamentit për Koordinimin e procesit të Stabilim – Asociimit, Artan Çollaku tha se kjo marrëveshje krijon marrëdhënie kontraktuale në mes të Kosovës dhe BE-së, krijon kornizën bazë që të përkrahet përforcimi i demokracisë, sundimit të ligjit, stabilitetit politik, ekonomik dhe institucional të Kosovës.

Sipas Çollakut, marrëveshja forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës përmes integrimit në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe zyrtarizon bashkëpunimin me BE – në të gjitha sferat e shoqërisë.

Duke folur për rëndësinë politike të kësaj marrëveshjeje, Çollaku thotë se Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurtra të dala nga kjo marrëveshje, ndërsa ato afat mesme do t’i përmbush gjatë zbatimit të marrëveshjes.

“MSA – ja ka tri qëllime kryesore për përmbushjen e kritereve politike ku duhet të vendoset stabiliteti, demokracia, shteti i së drejtës, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal duke përfshirë edhe politikat e fqinjësisë së mirë, e dyta është kryerja e reformave ekonomike të cilat do të integrojmë gradualisht tregun e Kosovës me atë të BE –së dhe në këtë mënyrë do të bëjë më konkurrues dhe të përshtatshëm një treg ekonomik dhe e fundit është pjesa më voluminoze e cila ka të bëjë me marrjen e të gjitha standardeve të BE së në të gjitha fushat e qeverisjes dhe zbatimit të tyre në mënyrë efektive”, tha Çollaku.

Në aspektin ekonomik, MSA do të vendos marrëdhënie ekonomike dhe tregtare duke krijuar gradualisht një zonë të tregtisë së lirë në mes të BE – së dhe Kosovës, do të ofrojë qasje në produkte të cilësisë së lartë me çmime të favorshme për qytetarët dhe bizneset si dhe ofron mbështetje teknike dhe financiare për reformat ekonomike të Kosovës drejt një ekonomie funksionale të tregut.

Drejtori i Departamentit të Kritereve Ekonomike dhe Tregut të Brendshëm, Jeton Karaqica, sqaron se në aspektin ekonomik kjo marrëveshje është asimetrike sepse BE-ja heq për Kosovën pothuajse të gjitha tarifat doganore, por në anën tjetër një gjë të tillë nuk mund ta bëjë Kosova, pasi që si vend me ekonomi në zhvillim do të vazhdojë të mbrojë me tarifa doganore një numër të madh të produkteve.

Sipas Karaqicës, Kosova do të heq tarifën doganore për rreth 4 mijë produkte industriale dhe bujqësore, ndërsa verës, peshkut dhe mishit të freskët nuk do t’u largohen tarifat doganore, e 14 produkte të tjera të cilat janë të rëndësishme për prodhuesit, nuk do të hyjnë fare në marrëveshje.

“Disa nga efektet shumë pozitive do të jenë stimulimi i eksportit, sepse me largimin e tarifave të BE-sëdo të jenë më lirë për prodhuesit kosovar të eksportojnë në BE….Pritet që një nga efektet pozitive të jetë edhe rritja e konkurrencës, ku do të hapet tregu, gradualisht hapet tregu jonë dhe i BE së, ku hapja e tregut sjell konkurrencë shtesë në mes të bizneseve. Efekt tjetër pozitiv i pritshëm ësh të stimulimi i investimeve të huaja direkt….Efekt tjetër pozitiv është qasja në asistencë që i krijon Kosovës, jo vetëm financiare, sepse asistenca teknike është ndoshta me e rëndësishme se ajo financiare…Mirëpo për t’u realizuar të gjitha këto përfitime, ekzistojnë obligime nga ana jonë. Jo vetëm obligimet për institucionet, por edhe për bizneset dhe aktorët tjerë pasi që tregtia me BE në realizohet vetëm në qoftë se bizneset tona, prodhuesit tonë dhe ekonomia e Kosovës plotëson standarde të cilësisë dhe të sigurisë së produkteve”, tha Karaqica.

Në aspektin e përafrimi të legjislacionit dhe politikave të bashkëpunimit, me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, Kosova do të marr përsipër që të përafrojë legjislacionin vendor me atë të BE-së dhe të zbatojë në mënyrë efektive. Po ashtu brenda pesë vjetëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes Kosova duhet të sigurojë nivel të ngjashëm të mbrojt jes së pronësisë intelektuale, industriale dhe komerciale të BE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme