Anëtarësimi në këtë mekanizëm, po konsiderohet të jetë bërë në kohë jo të duhur.
Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), anëtare e së cilës është edhe Kosova që nga viti 2007, po vlerësohet nga njohës të kësaj fushe, se në të shumtën e rasteve dëmtoi ekonominë e Kosovës.
Anëtarësimi në këtë mekanizëm, po konsiderohet të jetë bërë në kohë jo të duhur.
Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon për përftimet dhe efektet negative që Kosova pati nga kjo marrëveshje.
“Fillimisht në kohën kur është bërë CEFTA, Kosova nuk ka qenë e gatshme të hyjë në këtë marrëveshje. Kosova ka qenë i vetmi vend në regjion i cili ka liberalizuar plotësisht tregtinë e vet. Kjo na ka dëmtuar tek industritë e reja, tek bujqësia dhe tek sektorë tjerë. Këtyre industrive nuk iu ka dhënë një periudhë transitore gjatë së cilës do të ngritnin cilësinë në mënyrë që më pas të jenë konkurrente me shtetet tjera”, thekson Nikaj.
Derisa, si efekte pozitive që Kosova ka pasur nga kjo marrëveshje për tregti të Lirë, sipas Nikajt, është se në disa raste, iu ka mundësuar prodhuesve vendor të eksportojnë në vendet e rajonit, duke rritur kështu nivelin e eksportit.
“Institucionet e Kosovës me anë të marrëveshjes CEFTA, janë bërë gati për marrëveshje të tjera të reja. Qëllimi i Bashkimit Evropian ka qenë që përmes kësaj marrëveshjeje të nxisë vendet e Ballkanit për bashkëpunim tregtar, që më pas të përgatiten për integrim evropian”, ka thënë Nikaj.
Megjithatë, Nikaj thotë se shumica e shteteve anëtare të CEFTA-s, jo domosdoshmërisht kanë respektuar këtë marrëveshje, gjë e cila kishte detyruar Kosovën të merr masa reciprociteti në disa raste.
Kosova, sipas përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës është një ndër vendet e pakta që ka zbatuar në përpikëri Marrëveshjen për Tregti të Lirë CEFTA, derisa shtetet tjera anëtare të këtij mekanizimi, në shumë raste kishin shkelur këtë marrëveshje.
Shtetet si Serbia, Maqedonia dhe në disa raste edhe Shqipëria, si anëtare të CEFTA-s, në vazhdimësi i kanë vendosur barriera tregtare Kosovës.
Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin për Tregti në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tregon për Radion Evropa e Lirë, se barrierat tregtare që i janë vendosur Kosovës nga këto vende, çdo herë kanë qenë në kundërshtim me CEFTA-n.
“Kosova mund të them që është një ndër vendet e pakta ose i vetmi vend që e ka respektuar në tërësi marrëveshjen CEFTA, përderisa nga përvojat e kaluara e dimë se disa shtete ku kanë aplikuar barriera të paarsyeshme tregtare. Në disa raste në formë të dialogut kemi arritur të zgjidhim, por vetëm me Serbinë ku ende vazhdojnë sfidat e ndryshme, ku së fundi kemi edhe rastin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë te vendosur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”,thotë Dërvisholli.
Autoritetet e Kosovës kanë venduar masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit javën e kaluar. Një vendim i tillë ishte marrë pasi që Serbia kishte refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.
Sytrime Dervisholli, tregon se nga vendosja e këtyre barrierave dhe mos respektimi i Marrëveshjes CEFTA, kishin pësuar bizneset e Kosovës.
“Ka pasur një efekt jo të mirë tek bizneset tona, duke rritur së pari shpenzimet dhe koston e transportit dhe pamundësisë së eksportimit të produkteve kosovare përmes formave të rregullta të të bërit biznes apo të tregtimit”.
“Konsideroj se kanë dëmtuar në një masë bizneset tona, por që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është mundur që përmes mekanizmave të saj t’i zgjedh këto sfida apo barriera tregtare”, ka shtuar Dërvisholli.
Në vitin 2011, si masë reciprociteti autoritetet kosovare patën bllokuar produktet e Serbisë, pasi që kjo e fundit në vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për tri vjet radhazi, nuk i kishte lejuar produktet kosovare të hyjnë në tregun e saj.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend