Maqedonia veriore, sikur Mali i Zi, kanë abstenuar në votimin për anëtarësimin e Kosovës (KOSTT) në ENTSO-e. Kjo e fundit është rrjeti i operatorëve të sistemeve të transmisionit të energjisë elektrike për vendet e Evropës. Pranimi i Kosovës në këtë rrjet do të nënkuptonte pavarësim formal e real të sistemit energjetik të Kosovës nga ai i Serbisë.
“Përveç tjerash ne humbim miliona euro në pagesa, por edhe nga mosinkasimi i mjeteve për tranzitin e energjisë elektrike nëpër rrjetin e KOSTT,” shkruan deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të kërkojë përgjigje e përgjegjësi zyrtare nga këto dy shtete fqinje për këtë abstenim. Kjo nuk bën të kalojë me kaq.
“Nuk duhet të sillemi si inferiorë,” shkruan më tutje Ymeri.
Sipas tij, Kosova ka treguar nje gatishmëri të madhe të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të dyja, edhe Maqedoninë edhe Malin e Zi.
“Ky veprim i tyre i fundit nuk është akt i fqinjësisë së mirë. Nuk mund të mbash pozicion që Kosova është edhe e pavarur edhe pjesë e Serbisë (siç pretendon Serbia dhe siç e arsyeto ajo fushatën e egër për bllokim të Kosovës në secilën fushë). Këtë pozicion të dyfishtë as nuk e pranojmë e as nuk mundemi ta tolerojmë,” vlerëson Ymeri.
Ai shton se marrëveshja me Serbinë për energjinë e kishte vetëm një të mirë: anëtarësimin e KOSTT në ENTSO-e.
“Tash e sa vjet as kjo nuk po përmbushet. Kjo flet shumë për këtë lloj dialogu me Serbinë. Qartazi, Serbia nuk po joshet me koncesione. Prandaj duhet ta shtojmë kushtëzimin. Nuk ka normalizim pa njohje. Dhe nuk mund te ketë kurrfarë marrëveshje pa njohje,” shkruan Ymeri./arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...