Rasti gjyqësor “Shënjestra-Fortesa” vazhdoi sot me plotësimin e procedurës dëshmuese. Eksperti Xvonko Koçovski dëshmoi sot në gjykatë duke deklaruar se në momentin e shkatërrimit të sistemit të përgjimeve “Najs” vlera e saj ka qenë 1.4 milion euro.
Mbrojtja e të akuzuarve reagoi se marrja në pyetje e drejtpërdrejtë e këtij eksperti është precedent sepse ai dha deklaratën e tij me propozimin e gjykatës. Pozicioni i prokurorisë ishte se në lidhje me këtë rast, është krijuar praktikë gjyqësore në rastin “Tanku” dhe se nuk bëhet fjalë për precedentë.
Mbrojtja e të akuzuarës, Gordana Jankullovska në pyetjen e saj të kryqëzuar, kërkoi sqarim nga eksperti Koçovski, pse nuk u bë asnjë analizë e vlerës së harduerit, softuerit dhe licencave të sistemit të përgjimit.
“Nuk kishte nevojë sepse ishte bërë nga një koleg për shkencat teknike. Unë jam ekspert në operacionet financiare, nuk kishte nevojë për të ndarë sistemin në pjesë. Bëhet fjalë për sistem të pandashëm të lidhur”, tha eksperti Koçovski.
Në seancën e kaluar, prokuroria paraqiti dëshmi shtesë duke pretenduar se ishte përgjim i paligjshëm jashtë DSK-së. Për të argumentuar këtë pretendim, prokuroria paraqiti një raport eksperti nga kompjuteri i konfiskuar i të pandehurit Goran Grujoski i cili aktualisht është në arrati.
Të akuzuar në këtë rast janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së të cilët akuzohen për përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë mes periudhës së vitit 2008 dhe vitit 2015.
Kroacia shkon në Zgjedhje Presidenciale
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...