Google ADS

Maqedoni, me kartelat pagesore janë shpenzuar 17.7 milionë euro, më së shumti në markete

10:53 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministrja e Financave, Nina Angellovska thotë se me kartelat pagesore që i morën 276 mijë qytetarë, deri më 18 korrik janë bërë mbi 1.2 milionë transaksioni, ku pjesa më e madhe janë në markete (89%), restorane dhe ushqim (5%) dhe tekstil, veshje (3%).

Vlera e përgjithshme e kartelave pagesore të dhëna deri më 18 korrik është 24.6 milionë euro, prej ku tashmë janë shpenzuar 17.7 milionë euro përmes blerjes së produkteve të Maqedonisë.

“Kartela pagesore ka përfitim edhe për qytetarët edhe ekonominë: e përkrah shpenzimin privat, i mbështet prodhuesit vendor dhe shërbimet, kontribuon në aktivizimin e ekonomisë, kontribuon në pagesën pa para në dorë”, thotë Angellovska

Angellovska theksoi se bankat do të vazhdojnë të dërgojnë kartelat pagesore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme