Malushaj: Rrënimi i Termocentralit do të rëndoj qytetarët e varfër

13:23 | 30 Janar 2016
Arbresh.info

Vendi ynë konsiderohet një ndër vendet më të pasurua me resurse për prodhimin e energjisë. Rrënimi i Termocentralit Kosova A mbi thëngjilli dhe ndërtimi i saj nga fillimi, del të jetë rasti i parë në Evropë dhe ky do të ishte model i keq që do të pësojnë qytetarët në të ardhmen. Rindërtimi i Kosovës A do të ishte zgjidhja më e mirë, kështu tha në një intervistë për KosovaPress, Hamdi Malushaj, njohës i çështjeve energjetike në Kosovë.

Ai tha se me vite projektet energjetike janë zvarritur, e kjo sipas tij është bërë nga njerëz të cilët kanë qenë instrument i Serbisë, pasi neglizhenca e rindërtimit të Termocentralit Kosova A, i konvenon vetëm Serbisë. Malushaj shoti se nuk e beson që Qeveria do të mund të realizojë kontratë me kompaninë amerikane Contral Global, e cila në fund vit kishte nënshkruar një memorandum për ndërtimin e Kosovës së Re me Qeverinë e Kosovës.

 

“Gjithmonë qytetarët e Kosovës kanë dëgjuar fjalën që nuk ka pare, nuk ka mjete si të ndërtojmë Termocentralin, po e lusim atë, po e lusim këtë dhe kanë dështuar dhe zvarritja i ka konvenuar tregtarëve të energjisë. E kush e ka në dorë tregtinë e energjisë së Evropën Juglindore, bash Serbia. Nuk dua të jemi i padrejtë sepse ata e kanë të drejtën në luftën e vetë, duhet të mbijetojnë edhe asaj lufte sikur luftërave të tjera. Po duhet të jemi të vetëdijshëm që ata e kanë krijuar këtë situatë. Çoftë edhe përmes ndonjë dore tjetër ose vetë drejtpërdrejt, por e kanë krijuar këtë situatë që është e dhimbshme. Ne mundemi të jetojmë prej energjisë, ashtu si Arabia nga nafta. Sepse energjia realisht është motori i zhvillimit ekonomik. Gënjen ai i cili thotë e zhvillojmë ekonomikisht Kosovën e nuk e prek energjinë. Falimenton energjinë dhe zhvillon ekonomin është e pamundur, mashtrim”, tha Malushaj.

Ai po ashtu tha se qeveritë në vazhdimësi e kanë rrënuar këtë sektorë, me investime kozmetike dhe tash ideja për të rrënua i duket absurde.

“Do të jetë rasti i parë dhe Kosova do të jetë hero i parë që rrënon termocentral mbi thëngjill. Kemi investuar gjithë pasluftën në infrastrukturën e këtij termocentrali…. Qeveritë jo stabile shesin edhe në kurriz të qytetarit por në rastin e shkruar, e drejta e secilit qytet është me furnizua popullin e vetë… Siguria për furnizimin me energji është siguri politike… Kosova për fat të keq e ka menaxhua shumë keq, vetë ka qenë e pa interesuar me menaxhuar mirë. Kjo është barazim i të gjitha qeverive deri më sot, secilit që ka pasuar hise dhe mundësi në këtë fushë, asnjëherë mirë nuk është bërë për veç se kemi shkuar tek degradimi”, tha Malushaj.

Malushaj ka treguar një prezantim projekt të cilin e kanë bërë gjermanët për rindërtimin e Termocentralit por që sipas tij, kjo nuk është marrë parasysh nga qeveritarët. Madje ai tha se Kosova ka mundësi për shkak mos zhvillimit të sektorit energjetik t’i prishë marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë. .

 

“Pse ky Termocentral, është zgjidhje e vetme, edhe e lirë e mundshme. Gjatë gjithë pasluftës është ndërtuar edhe infrastruktura e këtij Termocentrali, sjellja e thëngjillit e re, largimi i hirit i ri, uji, trafo, gjithçka që është rreth një infrastrukture, rruga ku e di unë sa elemente të tjera bëjnë gjysmën e investimit. Pse ky Termocentral mund të bëhet sepse gjatë rindërtimit e financon vetveten, çka duhet një kredi me 1 për qind pas dhjetë viteve kemi mundur me paguar atë kredi… Mos të na mashtrojnë gjatë se shpërthen keq. Ekziston zgjidhja, ekziston mundësia, ekziston rreziku me ndikuar në mbështetjen politike edhe ekomomike të Gjermanisë nëse Kosova nuk merret me sektorin e energjisë më seriozisht edhe pasi id etë vijnë prej Gjermanisë”, tha Malushaj.

Ai shprehet i rezervuar nëse këtë projekt do të mund të realizojë Qeveria edhe përkundër se ka nënshkruar memorandumin me kompaninë Conture Global. Ai ka dyshime se me vite në këtë sektorë ka pasur keqpërdorime dhe se si pasojë e kësaj ne si shtet tashmë e zëmë vendin e parë për korrupsion.

 

“Nëse ka ndonjë projekt 100 vitet e fundit në Evropë që e kishte zënë vendin e parë për korrupsion është energjia në Kosovë për keqpërdorime…Unë e them, Conture Global, me memorandumin që është nënshkruar.. . Kompania nuk e ka bërë kontratë edhe memorandumi ka probleme…Mos të mashtrohemi sikurse në rastin e Brezovicës edhe ta zvarrisim problemin që të na vijnë zgjidhje shumë më të pafavorshme. I duhen Serbisë 3-4 vjet zvarritje me nxitë ide, me bërë zvarritje ku Qeveria e Kosovës me humb të drejtën për me vendos si e ka mundësin sot. Sepse tregohet e paftë. Kur je i paftë për me zhvillu një sektor ty të merret e drejta për me zhvillu atë” tha Malushaj.

Ai shpreson se një ditë do të këndellen qeveritarët dhe të merren seriozisht me këtë sektorë që sipas tij konsiderohet një prej krenarive më të mëdha të një vendi.

intervista-malushi-300116

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme