Edhe komuna e Gjilanit ka dhënë me qira prona komunale pa i respektuar procedurat.
Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës ka gjetur se në vitin 2009 ishte nënshkruar një marrëveshje në vlerë 1,667€ në muaj me një kompani, por që ishte vazhduar deri në vitin 2014, shkruan arbresh.info.
“Sipas ligjit 06/L-092, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës se paluajtshme komunale, neni 8 përcakton se dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës bëhet përmes procedurave të: ankandit publik; shprehjes së interesit; negociatave të Kryetarit të Komunës”, thuhet në raport.
Gjithashtu aty thuhet se zyrtarët nuk kanë ofruar ndonjë shpjegim për mos zbatim të kërkesës ligjore.
“Komuna kishte nënshkruar marrëveshje në vlerë 1,667€ në muaj me një kompani me datë 29.04.2009, e cila ishte vazhduar me 01.07.2014. Komuna nuk i ka zbatuar plotësisht kërkesat e dala nga ligji 06/L-092, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës se paluajtshme komunale. Zyrtarët nuk kanë ofruar ndonjë shpjegim për mos zbatim të kërkesës ligjore”, thuhet më tej në raportin e zyrës Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës.
Sipas kësaj të fundit kjo do t’i pamundësoj komunës që të arrijë çmimin më të lartë.
“Mos respektimi i procedurave për dhënien në shfrytëzim dhe mbikëqyrjen e pronës komunale, i ka pamundësuar komunës që të arrijë çmimin më të lartë për dhënien në shfrytëzim të kësaj prone”, thuhet në raport.
Gjithashtu i është kërkuar kryetarit, Lutfi Haziri që të siguroj që prona e paluajtshme e komunës të shfrytëzohet në mënyrë efektive duke p
asur parasysh respektimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës./arbresh.info/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...