Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë shkaktuar panik në tregje. Goditjes duket se nuk do t’ shpëtojë as ekonomia shqiptare, që sipas ekspertit Majlind Lazimi do të jetë direkte dhe indirekte.
Varësia e lartë nga importi i drithërave veçanërisht e hidrokarbureve nga këto dy vende pritet të sjellë sipas tij shtrenjtim të çmimeve në tregun vendas, duke rritur presionet inflacioniste e duke shtuar më tej kostot për qytetarët.
“Së pari ne importojmë gati gjysmën e grurit e drithërat nga Rusia e Ukraina si dhe një pjesë të mirë të hidrokarbureve, naftën e gazin. Në këtë kuptim, efekti kryesor do të jetë në këto 2-3 produkte bazë. Në mënyrë indirekte, duke qenë se në tregjet globale ka një panik padyshim që gjithçka që ka të bëjë me furnizimin global do ketë një goditje të fortë me rritje të çmimit të energjisë e transportit.”
Një përshkallëzim i situatës shpjegon Lazimi do të detyrojë bizneset që kanë paralajmëruar tashmë rritje çmimesh të gjejnë tregje të reja importuese. Qeveria shton ai duhet të marrë masa e ruajtjen e stabilitetit të çmimeve për të shmangur abuzimet, si dhe për rishikimin e sasisë së rezervave.
“Ndoshta do duhet parë edhe mundësia pse jo për një regjim të përkohshëm doganor dhe fiskal lehtësues për bizneset e këtyre sektorëve që preken dhe kjo do bënte që amortizimi i çmimeve në rritjen e tregjeve ndërkombëtare të mos rëndonte xhepat e qytetarëve shqiptarë. Qeveria duhet të kishte një plan masash ku të shtoheshin rezervat shtetërore të përsa i përket ushqimeve dhe një rritje të rezervave të hidrokarbureve. Do duhet parë nëse rezerva energjetike të shtohet pse jo në 6 muaj.”
Megjithëse vendi ka një volum të ulët tregtar me këto dy shtete, prej tyre importojmë lëndët bazë. Të dhënat e Instat tregojnë se vitin e kaluar, nga Ukraina e Rusia vlera e mallrave të importuara arriti në rreth 156 milionë euro./tch/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...