Ministri i Zhvillimit Ekonomik , Valdrin LLuka në një konferencë për medie ka publikuar kontratën komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “Contour Global” për termocentralin “Kosova e Re”, transmeton arbresh.info.
Lluka ka thënë se kishin disa pjesë teknike të pa përmbushura dhe se për këtë kontratat nuk janë bërë publike deri tash.
Sipas tij, kontrata i ka mbi një mijë faqe dhe nga sot e tutje të gjithë kanë qasje të hapur në kontratën e paprekur dhe e cila do të shpërndahet në të gjitha format. Do të jetë e vendosur në ueb faqen e MZhE-së dhe ju do të mund ta analizoni dhe të parashtroni pyetje për këtë kontratë.
“Qëllimi ka qenë që të jemi transparentë. Nuk ka asnjë ndryshim nga ajo që kemi nënshkruar para vitit të ri. Unë besoj se çdo marrëveshje që unë e nënshkruaj tash e tutje do të jetë publike”, ka thënë ai.
Çmimi i energjisë është vështirë të thuhet sa do të rritet. Por janë shumë faktor që ndikojnë si kushtet e kredisë ku është 1 miliard e 300 milion euro, ka thënë Lluka.
Lluka ka thënë se janë munduar të gjejnë një kredi nga shtetet tjera cilat kanë norma të buta të interesit apo edhe pa interes fare./arbresh.info/
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1664132996985119/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare