Google ADS

Lluka: Projekti për “Kosovën e Re” nuk financohet nga Qeveria e Kosovës

10:54 | 19 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka gjatë publikimit të kontratës për termocentralin “Kosova e Re”, ka folur edhe për punëtorët e termocentralit Kosova A, duke thënë se KEK-u vazhdimisht është duke ulur numrin e punëtorëve vazhdimisht por se një pjesë e tyre sipas tij do të gjejnë hapësirë në termocentralin “Kosova e Re”,  dhe se nuk do të ketë problem për punëtorët shkruan arbresh.info.

“Unë besoj që ky projekt është që 12 apo 13 vite dhe vitet e fundit ka qenë një ekip profesional , prandaj të gjithë ekspertët e jashtëm besoj që kanë bërë një analizë të mirë dhe besoj që në marrëveshjen e fundit besoj që është më e mira e mundshme që kemi mundur të bëjmë”, ka thënë ai.

“Kosto kapitale në formë të huave është llogaritur 8,5 deri 9% sepse kemi llogaritur anën me të shtrenjtë, çdo gjë që është nën 9% do ndikojë pozitivisht në koston e gjenerimit, mirëpo në situatat më të këqija të mundshme dhe nëse diçka shkon mbi atë çmim ne jemi të lirë të dalim nga kjo kontratë, normalisht para se të fillojë zbatimi”.

Obligimet e qeverisë së Kosovës sipas tij, janë  te furnizimi me thëngjill dhe ujë, por nuk do të ketë obligime financiare.

“Projekti nuk do të financohet nga Qeveria e  Kosovës aspak, obligimet e Kosovës janë të natyrës teknike siç është  p.sh., furnizimi me thëngjill dhe gjithashtu edhe furnizimi me ujë. Obligimi më i madh që e kemi është ndoshta blerja e energjisë elektrike që gjeneron termocentrali”, ka thënë ai./arbresh.info/

Të ngjashme