Lluka: Posta po operon me humbje, 1,8 milionë euro humbjet gjatë vitit 2017

12:44 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se Posta e Kosovës është një ndër kompanitë publike që operon me humbje.

Sipas tij, në vitin 2016 Posta ka pasur humbje prej 1,5 milionë euro kurse në vitin 2017, 1,8 milionë euro, raporton Arbresh.info.

“Posta e Kosovës është një ndër kompanitë publike që operon me humbje, ka qarkullim vjetor 10-11 milionë euro. Në vitin 2016 posta ka pasur humbje prej 1,5 milionë euro kurse në vitin 2017 prej 1,8 milionë euro”, ka thënë Lluka gjatë raportimit në Komisionin për Zhvillim Ekonomik.

Lluka ka thënë se Posta ka vështirësi sidomos për faktin që Telekomi i Kosovës nuk ka një kryeshef ekzekutiv dhe si rezultat nuk është paguar qeraja e Telekomit ndaj Postës, që sipas tij, pamundëson operimin e Postës./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1728072790591139/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme