Rritja e sigurisë së furnizimit të energjisë, projektet në fushën efiçienës së energjisë përfshirë këtu fondin për efiçiencë si dhe burimet e ripërtëritshme, janë çështje që do të trajtohen me fokus nga Qeveria e Kosovës, respektivisht MZHE, ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, gjatë takimit që ka zhvilluar me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova.
Me këtë rast Lluka, ka falënderuar Apostolovan për mbështetjen e vazhdueshme që BE-ja i ka dhënë Kosovës.
Tutje Lluka ka thënë që qeveria do të angazhohet që të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga BE, në mënyrë që të përmbush obligimet qe dalin nga marrëveshja e MSA-së.
Ndërkohë Apostolova tha se BE-ja është e vendosur të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian duke u ndal specifikisht ne sektorët te cilët MZHE i ka në portfolio dhe te cilat do te marrin mbështetje përmes IPA.
Gjithashtu Lluka njoftoi Apostolovan për projektet që MZHE ka në proces, me fokus të veçantë ai i ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re që do të sigurojë furnizimin e energjisë elektrike.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...