Google ADS

Lluka: 97 për qind e energjisë nga linjiti, këtu buron ndotja e ajrit

13:32 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka thënë se për fat të keq Kosova 97 për qind të energjisë e gjeneron prej linjitit prej aty ku edhe buron ndotja.

Ai ka thënë se kanë marrë donacion prej Bashkimit Evropian në vlerë prej 35 milionë euro për ndryshimin e filtrave të termocentralit, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi marrë përgjegjësi të rregullojmë edhe efiçiencën e energjisë. Pra kemi projekte të mëdha”, ka thënë Lluka gjatë tryezës së organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndotjen e ajrit në Kosovë.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme