Të hyrat e Doganës deri në shtator kanë arritur shifrën e 1 miliardë eurove, derisa eksporti ka shënuar rritje.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në një konferencë për medie.
Ai tha se ky sukses është i gjithmbarshëm, derisa ka theksuar se eksporti ka shënuar rritje prej 68%.
“Dogana po shënon sukses në mbledhjen e të hyrave, ne arritëm që të mbledhim taksat në vlerën 1 miliardë, kjo paraqet një sukses kur e krahasojmë më vitin e kaluar meqë kemi të hyra 35% në rritje, ne kemi shënuar rritje të eksporti prej 68% krahasim me vitin e kaluar”.
“Kemi pasur 9 zyrtarë të suspenduar dhe dy të arrestuar, përtej këtyre indikatorëve që janë të rëndësishëm, ne e çmojmë rëndësinë e besimit të publikut ndaj Doganës sepse kemi pasur rritje”, tha Llugaliu para gazetarëve.
Mes tjerash ai tha se rreth 10% ka ndikuar situata e krijuar në Jarinjë e Bërnak, sa i përket mallrave të importuar nga Serbia.
“Është e vërtetë që kam pasur vështirësi të ndërrimit të zyrtarëve, mirëpo kanë operuar pa ndërprerje, kështu kanë qenë gjatë gjithë kohës në detyrë”.
“Është e vështirë që brenda javës me trend real, mirëpo ka qenë një ndikim rreth 10% e importeve përmes Serbisë që vijnë mallrat”.
Ilir Morina, nga Dogana e Kosovës ka folur për portalin e Doganës, që siç thotë ai përmes tij ky institucion komunikon drejtpërdrejtë me qytetarët, ku ata dhe bizneset mund t’i paraqesin kërkesat dhe ankesa, raporton EO.
“Portali i Doganës, ky qytetarët paraqesin ankesat e tyre, momentalisht i ka 243 biznese që bëjnë kërkesa të vazhdueshme në sistemin doganor”.
“Në këtë portal ne kemi arritur që Dogana të komunikojë drejtpërdrejtë me qytetarin”.
Ndërsa, Besim Lushta ka folur për aplikacionin E-Dogana, ku iu mundëson qytetarëve raportimin për korrupsion e kontrabandim.
“Dogana ka publikuar aplikacionin qe u mundëson qytetarëve për parandalimin e korrupsionin, kontrabandës dhe kontrollimin e veturave, aplikacioni mund të kërkohet në Playstore duke shënuar E-Dogana”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...