Projekti për Rehabilitimin e Linjës 10 hekurudhore, që përshkon shtatë shtete përfshirë Kosovën, është projekt i parë nga Lista prioritare e projekteve infrastrukturore të Kosovë, i cili do të nis zbatimin.
Ky projekt që rrjedh nga agjenda e Berlinit, përkatësisht nga takimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor i udhëhequr prej Kancelares Merkel që u mbajt vitin që shkoi në Berlin, do të kushtoj mbi 160 milion euro vetëm për linjën që kalon nëpërmjet Kosovës.
Grantet e para për zbatim të këtij projekti gjigant Kosova tashmë i ka përfituar nga BE-ja. Ndërkaq punimet lidhur me këtë linjë që fillon nga Selaniku për të përfunduar në Sallzburg, pritet të nisin në vitin që po vjen.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, njëherësh bashkëkryesues i Këshillit Kombëtar për Investime, i cili në fillim të kësaj jave prezantoi zyrtarisht Listën e projekteve prioritare infrastrukturore të përbërë prej 39 projekteve, përfshirë edhe linjën hekurudhore 10.
Ai ka vlerësuar se ky investim është me rëndësi të madhe strategjike që do të ndikoj në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
“Pa dyshim se një projekt i tillë do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik dhe social, hapjen e vendeve të punës dhe avancimin e bashkëpunimit ndër fqinjësorë. Një projekt i tillë do të forcoj rajonin dhe do ta afrojë atë edhe më tepër me shtetet eBashkimit Evropian”, ka potencuar ministri i Integrimit Evropian.
Ai ka informuar se BE-ja ka marr vendim për alokimin e 40 milionë eurove grant për financim të projektit, me mundësi të financimit shtesë me 40 milion euro të tjera përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor. “Po ashtu, janë nënshkruar kreditë me Bankën Evropiane për Investime dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë të përbashkët prej rreth 80 milion euro”, ka plotësuar Çollaku.
Linja 10 është pjesë e rrjetit kyç hekurudhor të Ballkanit Perëndimor dhe Rrjetit Trans-Evropian të Transportit.
Çollaku më tej ka shpjeguar se kjo linjë është një nga linjat Pan-Evropiane, e cila fillon nga Sallzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe përfundon në Selanik të Greqis. “148 km të linjës 10 në Kosovë janë të ndara në 3 faza: Maqedoni – Fushë Kosovë (64 km), Fushë Kosovë – Mitrovicë (34.4 km) dhe Mitrovicë – Serbi (42 km). Punimet pritet të fillojnë në vitin 2016 dhe të përfundojnë në vitin 2020”, tregoi ai.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...