Google ADS

Limoni ‘lufton’ koronavirusin, kosovarët blenë sasi në vlerë mbi 1 milionë euro

09:00 | 24 Qershor 2020
Arbresh.info

Limoni është pemë i pasur me shumë vitamina.

Ndër to është edhe vitamina C, për të cilën u bë thirrje të përdorët sa më shumë gjatë kohës së pandemisë.

E duket se qytetarët e Kosovës e kanë zbatuar mirë këtë këshillë, shkruan arbresh.info.

Vetëm për tre muaj në vend ka hyrë sasi e madhe nga ky produkt, vlera e të cilin arrin në mbi 1 milionë euro. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë periudhës mars-maj 202 është importuar sasi në vlerë saktësisht 1 milionë e 112 mijë euro.

E vendet nga është importuar ky produkt janë të ndryshme, duke filluar nga Meksika, Spanja, Brazili, Afrika Jugore, Argjentina dhe të tjera.

Edhe nga shteti fqinj, Shqipëria është importuar sasi në vlerë 1 mijë e 85 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme