Google ADS

Limaj: Nuk jam i kënaqur me bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

13:13 | 9 Nëntor 2018
arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbledhur afaristët në një debat të përbashkët me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj, në prag të mbajtjes së mbledhjes së dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot e patëm një diskutim për disa nga temat që do t’i trajtojmë edhe sipërmarrësit dhe orientimet strategjike dhe bashkëpunimet me vendet e tjera, e në veçanti më Shqipërinë, ku presim që të diskutohet në mbledhjen e dy qeverive në Pejë,” deklaroi Rukiqi, raporton arbresh.info.

Aty u diskutua edhe për taksën për 10 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Jan 20 sektorë që kanë natyra të ndryshme të problemeve dhe së fundi jemi marrë me çështjen e arsimit dhe tregun e punës dhe punësimin, dhe kjo është çështje që do të mundohemi të flasim në muajtë në vijim si dhe çështjet e tjera, jana si t’i eliminojmë barrierat dhe eksportin nga vendet e tjera. Në e kemi përkrah taksen e re më Serbin dhe të njejtën kohë jemi angazhu që t’i kalojmë barrierat me  Shqipërinë, e fundit është taksa rrugore. Kemi diskutu tranzitin më vite po s’kemi pasur sukses. Gjithmonë do të mundohemi që të gjitha problemet e bizneseve t’i tretojmë. Është me rëndësi që të gjitha vendimet e qeverisë njëherë të diskutohen më Odën tonë për çështjen e bizneseve,” vlerëson Rukiqi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj tha se i bashkëngjitet iniciativës së Odës së përbashkët Kosovë dhe Shqipëri.

“Të dy qeveritë janë të gatshme për këtë çështje dhe besoj që i kanë përafruar qëllimet për këtë çështje të dy qeveritë. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta fuqizojë bashkëpunimin me OEK. Duhet të thellohet bashkëpunimi ekonomik dhe besoj që sugjerimet e Odës janë burim i informacioneve dhe problemeve të bizneseve. Me 26 nëntor besoj se do të jemi të gatshëm të dy odat të nënshkruajnë  bashkëpunimin dhe vendimin për odën e përbashkët. Ne jemi të vetëdijshëm për problemet që i kemi me bizneset Kosovë -Shqipëri, por po presim përgjigje nga Tirana, për çështjet që i kemi ngritur, njëra ndër to është çështja e taksës rrugore ,sepse kjo pengon tregtinë e Kosovës dhe ne presim që të marrim një përgjigje. Duam që nga Shqipëria të trajtohemi ndryshe,” është shprehur Limaj para afaristëve./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme