Google ADS

Ligji i Punës në Kosovë parakusht për implementimin e MSA-së

07:11 | 18 Shkurt 2016
Arbresh.info

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon diskutimet rreth Reformës së Ligjit të Punës në Kosovë – Të rejat e fundit rreth Dialogut Social.

Diskutimi do të fokusohet në rolin e aktorëve kryesorë në Këshillin Ekonomik Social si dhe procesin e dialogut social në Kosovë, në veçanti sa i përket implementimit të Ligjit të Punës dhe Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive si një nga parakushtet themelore për perspektivën ekonomike por poashtu implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA) dhe Programit Kombëtar të Kosovës për Adoptimin e Acquis-së së BE-së (PKAA).

Në panel do të flet Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kushtrim Shaipi, Koordinator i projektit për Dialogun Social në Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS), Parim Bajrami, Sekretar i Përgjithshëm në Odën Ekonomike të Kosovës dhe Haxhi Arifi, Kryetar i Unionit të Pavarur të Sindikatave (BSPK)

Programi Diskutime të BE-së ka për synim të trajtojë çështjet e zhvillimit të Kosovës përmes diskutimeve me shoqërinë civile, udhëheqësit qeveritarë, përfaqësuesit e biznesit dhe medias duke nxitur dialogun me publikun e gjerë mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rrugën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Ky diskutim është pjesë e fushatës dymujore të EUICC-së për Sundimin e ligjit dhe fuqizimin ekonomik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme