Letra me të cilën bordi i Telekomit njoftoi për dorëheqje

09:58 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës  mbrëmë kanë dhënë dorëheqje pas tërheqjes së mjeteve që gjendeshin në llogarinë e ndërmarrjes nga përmbaruesi.

Bordi i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit  të Kosovës, Avdullah Hotit,  dhe ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçit, shkruan arbresh.info.

Më poshtë mund të gjeni letrën e dorëheqjes së siguruar nga arbresh.info.

Ndryshe llogaritë bankare të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës janë bllokuar javën që lamë pas për të cilën ekskluzivisht kishte raportuar arbresh.info.

Bllokimi kishte ardhur pak ditë pasi Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës./arbresh.info/

Kërkohet ndëshkimi i Blerim Devollit, prokuroria shpëtimi i vetëm i Telekomit të Kosovës

 

EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme