Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj e ka ripërsëritur sot se ndërtimi i autostrada e Anamoravës, Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, nuk do të anulohet.
Sa i përket zërave për anulimin e tenderit të rrugës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, mund të konfirmojë se nuk është aspak i saktë dhe për më tepër është i ngarkuar nga tensioni i fushatës elektorale. Ministria e Infrastrukturës ashtu si e tërë qeveria dhe kryeministri i saj, Ramush Haradinaj janë të interesuar që ky projekt të ndodhë dhe posa të përfundojnë procedurat që nuk janë më të Ministrisë por të organeve tjera, ne do të veprojmë konform ligjit dhe sipas nevojave të qytetarëve, në këtë rast të Anamoravës”, ka thënë Lekaj për lajmi.net.
Sipas tij, qytetarët e Gjilanit dhe të tjerët përreth nuk kanë nevojë të shqetësohen ato që i dëgjojnë gjatë fushatës elektorale, sepse ato janë vetëm agjenda elektorale.
“Ne zotohem se ky projekt do të materializohet në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Lekaj.
Megjithatë, i zëshëm për ta kundërshtuar anulimin e mundshëm të tenderit për këtë autostradë ka qenë kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati që ta marrë edhe një mandat, Lutfi Haziri.
“Ose ka me u nis Autostrada, ose do ta rrëzojmë qeverinë më 23 tetor”, ka qenë i prerë mbrëmë Lutfi Haziri.
Të gjitha këto deklarata pasuan një lajm ku thuhej se Ministria e Financave e ka hequr nga rishikimi i buxhetit ndërtimin e autostradës në drejtim të Gjilanit.
Kjo autostradë pritet të kushtojë mbi 200 milionë euro, ndërsa së fundi janë shfaqur probleme me kompanitë që janë shpallur fituese për të ndërtuar segmente të caktuara të kësaj autostrade. Kjo pritet të sqarohet së shpejti nga OSHP-ja.
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...