Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive këtë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët dukagjinas janë të njohur.
Lekaj ka shkruar në Facebook se tuneli i “Alpeve shqiptare” që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi dhe që do të lidhë Pejën me Rozhajen, rrjedhimisht, Peja lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Lekajt:
“Tuneli i “Alpeve shqiptare” që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi, që do të lidhë Pejën me Rozhajen e rrjedhimisht, Peja do të lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.
Autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive ketë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët Dukagjinas janë të njohur.
Ne, ketë vitë do të përfundojmë me planifikim, kosto e profit për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shohim rezultatet konkrete në ketë drejtim.
Urojë ta kaloni një të dielë të këndshme!”, ka shkruar Lekaj.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...