Google ADS

Lehtësohen procedurat për aplikim për leje ndërtimi

11:09 | 28 Prill 2016
Arbresh.info

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që palëve të cilat aplikojnë për leje ndërtimi, t’i lehtësohet procedura dhe të aplikojnë në një zyrë të vetme në Komunën e Prishtinës.

Sot, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për “One Stop Shop”, në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës së Prishtinës, KEDS-it dhe KUR “Prishtina”, njofton zyra për informim e kësaj komune.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që palëve të cilat aplikojnë për leje ndërtimi t’i lehtësohet procedura dhe të aplikojnë në një zyrë të vetme në Komunën e Prishtinës (One Stop Shop) e jo si deri më tani, që pëlqimin ta kërkojnë edhe veçmas në KEDS dhe në KUR Prishtina.

Në emër të Komunës së Prishtinës, marrëveshjen e nënshkroi Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, i cili u shpreh, se kjo është edhe një lehtësim në të mirë të qytetarëve, të cilët tash e tutje do të kursejnë kohë dhe të gjitha shërbimet lidhur më këtë procedurë, do t’i kryejnë në Komunën e Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme