LDK: Taksa duhet të hiqet, ndryshe rrezikohet vendi

16:00 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se taksa duhet te hiqet dhe përfaqësuesit e vendit të ulën në tryezën e dialogut me Serbinë, shkruan arbresh.info.

“Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, ka përfunduar Hoti.

“Përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamiken e negocimit. Qendrim i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëdësishem për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultoj me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog.

Dialogu duhet të udhëheqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës. Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare.

Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin.

Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut.

Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, ka shkruar ai.

Ndryshe mbledhja e Qeverisë së Kosovës e paraparë të mbahet sot në orën 16:00 është shtyrë për nesër në orën 12:00.

Nga Qeveria nuk kanë bërë të ditur arsyen e shtyrjes por mediat kanë raportuar se shkak ka qenë mos pajtimi i LVV-së dhe LDK-së rreth taksës./arbresh.info/

 

Taksa shkak i anulimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës?

Taksa shkak i anulimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme