Largohen nga puna rreth 80 punëtorë, sindikata kërkon nga shteti masa ndaj KEDS-it

13:02 | 10 Maj 2016
Arbresh.info

Në shenjë solidarizimi me 74 punëtorët, të cilëve iu ka ndërprerë marrëdhënia e punës të shtunën e kaluar, Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova” organizoi protestë për të kundërshtuar largimin e kolegëve të tyre nga puna nga KEDS-i.

Lidhur me këto largime nga puna, kjo Federatë sindikale nëpërmjet avokatit të saj ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore ndaj KEDS-it .

Kjo nuk është hera e parë që sindikalistët e kësaj Federate po protestojnë për të kundërshtuar largimin e punëtorëve nga puna dhe për të kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, duke ruajtur të gjitha vendet e punës.

Nënkryetari i kësaj sindikate, Sherif Fejzullahu u bëri thirrje institucioneve të shtetit, të cilat kanë qenë nënshkruese të kontratës për privatizimin e KEK-ut që të ndërmarrin masa ndaj KEDS, ngase kjo e fundit ka larguar nga puna rreth 80 punëtorë pa asnjë bazë ligjore.

“Sot jemi dalë këtu për të satën herë dhe jo vetëm sot, por do të vazhdojmë në vazhd imësi të gjithë këta kolegë që i kanë larguar nga puna dhe të gjithë ata të tjerët të cilët po presin dhe gjithë ajo frikë dhe ky presion psikologjik që po ndodhë mbi punëtorinë kosovare, ky pushtet duhet ta ngre mendjen dhe kontratën kolektive nacionale ta publikojë se është obligative të implementohet edhe në kompanitë tjera por edhe në menaxhmentin e KEDS-it”, tha Fejzullahu.

Ai tha se Kontrata Kolektive nuk mund të jetë valid për një pjesë të punëtorëve e për një pjesë jo.

Kjo federatë ka angazhuar edhe avokatin për ecuritë e të drejtave të punëtorëve. Nasuf Hasani, avokat tha se më 23 shkurt të këtij viti e kanë dorëzuar një kallëzim penal për veprën penale për largimin e padrejtë të punëtorëve nga KEDS-i.

“Ne po presim që të reagoj Prokuroria Themelore në Prishtinë për arsye se kjo vepër penale ndiqet sipas detyrës zyrtare. Po ashtu, duhet ta potencojmë faktin se me vendimin për shkurtimin e vendeve të punës nga menaxhmenti i KEDS-it, ne kemi gjetur shumë anomali për të cilat edhe për çdo punëtor kemi ushtruar padi. Ndër anomalit janë, ku KEDS arsyetohet në arsyetimin e vendimit për mos vazhdimin e kontratave te marrëveshja e përgjithshme kolektive”, tha Hasani.

Në emër të BSPK-së Avni Ajdini , nënkryetar i BSPK-së ka përkrahur protestënpër të drejtat dhe liritë e punëtorëve për të drejtat e një vendi të punës, i cili tha se BSPK po ashtu përkrah punëtorët për të drejtën e një kafshate gojore të cilën janë duke punuar me djersën e vet, e jo siç tha ai për një diskriminim totalitar.

“Sot jam në emër të BSPK-së për përkr ahjen e kësaj proteste, për të drejtat dhe liritë e punëtorëve për të drejtat e një vendi të punës, për të drejtën e një kafshate gojore të cilën janë duke punuar me djersën e vet, e jo për një diktimin totalitar…Këtu te ne nuk respektohet punëtori, që ky punëtor e ka ndërtuar edhe Kosovës, ky punëtor na ka mbajtur të gjallë, ky punëtor në ka shkolluar. Kështu që Kam dal sot në emër të BSPK-së për t’i përkrahur të gjitha kërkesat e punëtorëve që të kthehen në punë”, tha Ajdini.

Punëtorët protestuan për një orë të qetë para objektit “ElektroKosova”m ku ishin përreth tyre edhe një numër jo o vogël i policisë.

Ndërkohë, KEDS njoftoi se ka ftuar punëtorët që ishin me kontrata të caktuara, duke ua vazhduar kontratat shumicës së tyre.

“KEDS ditëve të fundit ka ftuar punëtorët me kontrata me afat të caktuar dhe ka vazhduar kontratat e shumicës së tyre. Kjo ka ardhur pas një procesi të gjatë të shqyrtimit të nevojave operacionale, përmirësimeve të reja teknologjike dhe ndryshimeve në sistem. Si një kompani private ne u nënshtrohemi proceseve të vazhdueshme për optimalizimin operacional me synim për të ulur kostot, e cila në anën tjetër ka ndikim pozitiv në tarifat dhe faturat e konsumatorëve. Këto zhvillime vijnë si rezultat i këtyre proceseve por e përsërisim se shumica dërmuese e kontratave janë vazhduar”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

KEDS thotë se në të gjitha këto zhvillime është në kontakt të vazhdueshëm me sindikatat për të arritur një përfundim sa më të mirë për të gjithë.

“Dhe me këtë rast i falënderojmë ata për një qasje pozitive. Sa i përket Kontratës Kolektive, KEDS e ka cekur edhe më parë se nuk është nënshkruese e kësaj kontrate dhe siç është theksuar edhe nga organet relevante, kjo kontratë nuk I obligon kompanitë për ta implementuar”, thuh et në komunikatë.

KEDS beson se nuk ka arsye për proteste pasi që ka vazhduar pothuajse të gjitha kontratat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme