Vizitat e shumta të përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës në Serbi, nuk kanë rezultuar me një përmasim të marrëdhënie ekonomike ndërmjet dy vendeve. Serbia vazhdon të vendosë barriera tarifore e jotarifore për prodhimet kosovare, përderisa mallrat e Serbisë hyjnë në Kosovë pa asnjë problem, shkruan Zëri.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importet e Serbisë kapin vlerën rreth 320 milionë euro, derisa eksporti i Kosovës është vetëm mbi 30 milionë euro.
Përfaqësues të shoqërisë civile në vend kanë thënë se pa marrë parasysh bashkëpunimin e mirë ndërmjet odave të Kosovës dhe Serbisë ato nuk mund të zgjidhin barrierat ekonomike derisa nuk kanë një status të barabartë ndërmjet tyre.
Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare “STRAS” ka thënë se në asnjë mënyrë odat nuk mund t’i zgjidhin barrierat, meqenëse ato as që kanë kompetencë ligjorë që ta bëjnë këtë.
Sipas tij, ato vetëm mund të bëjnë presion te qeveritë e tyre që të gjejnë zgjidhje, por në të njëjtën kohë të ndërtojnë një klimë bashkëpunuese dhe korrektësie ndërmjet bizneseve.
“Takimi i bizneseve të Kosovës me ato të Serbisë duhet kuptuar si një përpjekje për normalizimin e raporteve ndërmjet këtyre dy vendeve, e që më së paku varet nga bizneset. Se faktorët e tjerë, kryesisht ata politikë, ndikojnë në relacionet ekonomike duket qartë, nëse analizoni shkëmbimet tregtare gjatë viteve.
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë