Google ADS

Lansohet portali “Kosovoapparel” për industrinë e veshmbathjeve në Kosovë

11:16 | 13 Qershor 2016
Arbresh.info

Prej sot sektori i veshmbathjeve do të ketë një adresë për promovimin e këtyre produkteve kosovare. Portali “Kosovoapparel” do të ndihmojë në promovimin e industrisë së veshmbathjeve të Kosovës si destinacion në hartën botërore të prodhuesve të veshmbathjeve.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha me këtë rast se kjo platformë e web faqes është një databazë për industrinë e veshmbathjeve në Kosovë dhe ka rëndësi për promovimin e këtij sektori për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ajo tha se aktualisht Kosova në tregun e eksporteve me këto lloj produktesh merr pjesë vetëm 5 për qind, andaj sipas saj kjo platformë teknologjike ka rëndësi për shtimin e eksporteve.

Krijimi i këtij portali vjen pas themelimit të Shoqatës së Prodhuesve të Veshmbathjeve të Kosovës. Të dyja këto janë pjesë e mbështetjes së USAID -it .

Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope theksoi se portali do ta ndihmojë sektorin e veshmbathjeve, duke shtuar nivelin tregtar të eksporteve dhe sipas tij është një mekanizëm promovues që do ta nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Hope tha se afaristët e këtij sektori për të qenë të suksesshëm duhet të jenë të qasshëm në internet me teknologji informative.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme