Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Por, të larta po del t’i ketë edhe shpenzimet, shkruan arbresh.info.
Vetëm gjatë vitit 2019, Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 6 milionë euro në paga dhe mëditje. Kështu bëhet e ditur në raportin e zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.
Aty thuhet gjithashtu ky buxhet ishte zvogëluar për rreth 1 milionë euro.
“Buxheti final për paga dhe mëditje në raport me buxhetin fillestar ishte zvogëluar për 957,081€. Ky zvogëlim ishte si rezultat i vendimit të Qeverisë nr. 03/115 i datës 17.12.2019. Vlera e shpenzuar në këtë kategori ishte 6,175,249€”, thuhet në raport.
E zvogëlim kishte pasur edhe në buxhetin për mallra dhe shërbime.
Në të njëjtin raport thuhet se ishte zvogëluar për afër 400 mijë euro, por edhe në këtë kategori shpenzimet kishin kaluar 1 milionë euro.
Buxheti për mallra dhe shërbime në raport me buxhetin fillestar ishte zvogëluar për 707,000€. Fillimisht në këtë kategori kishte pasur rritje në vlerë 17,600€ sipas vendimit të Ministrit të Financave nr.17/2019, ndërsa më pas kishte shkurtim të buxhetit si rezultat i vendimeve të Qeverisë, me ç`rast sipas vendimit 02/113 të datës 15.11.2019 ishte shkurtuar shuma prej 408,000€, ndërsa më pas sipas vendimit nr. 03/115 i datës 17.12.2019 ishte shkurtuar shuma prej 316,600€. Shpenzimet në këtë kategori ishin 1,278,149€”, thuhet më tej në raportine zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës përbëhet prej 120 deputetëve të zgjedhur me vota të fshehta.
Njëzet prej këtyre vendeve të deputetëve janë të rezervuara për përfaqësim plotësues të komuniteteve të tjera joshqiptare të Kosovës dhe, prej tyre, dhjetë vende për komunitetin serb dhe dhjetë vende për komunitetin rom, (ashkali e egjiptian 4, boshnjak 3, turk 2 dhe goran 1).
Mandati i përbërjes së legjislaturës së Kuvendit të Kosovës zgjat tri vite nga seanca e parë inauguruese./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...