Kuvendi nuk miraton asnjë marrëveshje ndërkombëtare financiare

11:08 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Nuk ka kaluar asnjë nga marrëveshjet financiare ndërkombëtare të rendit të sotëm të ditës në Kuvendin e Kosovës.

Në të 5 projektligjet, në votim kanë marrë pjesë vetëm 75 deputetët duke mos krijuar kështu kuorum për miratim të tyre, shkruan arbresh.info.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se do t’i informoj deputetët për rihedhjen në votim apo ditën kur do të shtyhet votimi i tyre.

Pesë marrëveshjet ndërkombëtare që kanë dështuar të miratohen në Kuvendin e Kosovës janë

4.     Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

  1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  2. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme