Banka Botërore i ka vënë disa kushte para se të marrë një vendim për përkrahje apo jo të projektit më të madh energjetik në vend, “Kosova e Re”, shkruan sot KD.
E përkrahja përkatësisht lëshimi i garancive, që kjo bankë është paraparë t’i lëshojë në këtë projekt, janë qenësore për realizimin e projektit për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet të instaluar prej 600 megavatësh, që është nisur para 9 vjetëve.
Jan-Peter Olters, menaxher për Kosovën i Bankës Botërore, thotë se vendimi i Bankës Botërore parashihet të lëshohet në fund të pranverës, përkatësisht në fillim të verës.
Kushti i parë që Banka Botërore e ka para se të marrë një vendim për këtë projekt është publikimi i vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social që do të ketë projekti “Kosova e Re”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...