Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e institucionit financiar jo-bankar “Monego”, në lidhje me kushtetutshmërinë e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ-UZVP.nr. 42/2020], të datës 25 qershor 2020, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore.
Ky është vendimi i plotë:
Parashtrues: Aigars Kesengfelds, pronar i institucionit financiar jo-bankar “Monego”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ-UZVP.nr. 42/2020], të datës 25 qershor 2020, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), me nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së, me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, si dhe me nenet 7, 8 dhe 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe Përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 21.4 dhe me nenin 113 (7) të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës,
VENDOS
I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
II. TË KONSTATOJË se Aktgjykimi, ARJ-UZVP.nr. 42/2020, i 25 qershorit 2020, i Gjykatës Supreme, është në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës