Google ADS

Kusari lila e quan dekurajuese thirrjen për faljen e gjobave për bizneset

13:41 | 31 Maj 2021
arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se  vazhdimi i seancës të mbetur do të jetë të enjten me debatin për arsimin.

“Falja e gjobave për qytetar dhe biznese është bërë në bazë të një ligji i mbështetur nga partia që po e propozon faljen e gjobave, ata të cilët kanë mbështetur po bien dy herë viktimë. Është thirrje dekurajuese”, deklaroi Kusari në lidhje me interpelancën e kërkuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në lidhje me faljen e gjobave për bizneset e caktuar për të premten nga ora 10:00.

Këto komente ajo i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Aty u vendos që seancë të ketë të enjten dhe të premten./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme