Google ADS

Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt, zvogëlohen pagat në Qeveri

10:17 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti ka shfuqizuar vendimin e qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për udhëheqësit e lartë të shtetit.

Kryeministri Kurti tha në mbledhjen e dytë të qeverisë së re se pagat do të kthehen me rregullimin juridik që ka qenë me parë, shkruan arbresh.info.

“Pagat kthehen me rregullimin juridik të më parshëm”, tha ai.

Po ashtu kryeministri Kurti anuloi edhe vendimi për përfitimit të zyrtarëve pas kryerjes së mandatit.

Këto dy propozime u votuan nga kabineti qeveritar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme