Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme për formimin e Qeverisë ka filluar me prezantimit e programit të Qeverisë së re.
Ai ka thënë se realizimi i këtyre planeve do të u përmirësoj jetën qytetarëve, shkruan arbresh.info.
“Ne do t’i kemi vetëm 15 ministri do t’i kemi vetëm 33 zëvendës ministra. Do të jemi qeveri për mbrojtjen e punëtoreve, paga minimale do të mbrohet, buxheti i Kosovës do të arrij në 3 miliardë euro, program nacional të kursimeve. Do të reduktohen shpenzimet e luksit publik, do të jemi Qeveri për bujqësi. Ne do ta riorganizojmë skemën e subvencioneve”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe ujin në lumenjtë e Kosovës.
“Në lumenjtë e Kosovës uji nuk pihet, as bagëtia e nuk e pinë këtë ujë dhe duhet të përmirësohet”, ka thënë ai.
Kujtojmë që seanca e sotme në të cilën pritet të votohet koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar me rreth një orë vonesë./arbresh.info/
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...