Kurti e Murati “të lumtur” me atë që po bënë Dogana e Kosovës, por kërkojnë edhe më shumë punë

10:08 | 12 Gusht 2022
arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati.

“Dogana vazhdon të ketë performancë pozitive në të hyrat, 14% më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu kemi rezultate në mbrojtjen e shoqërisë në përpjekje të përbashkëta me institucionet tjera të zbatimit të ligjit”, deklaroi Llugaliu.

Vetë Kryeministri e quajti vizitë përmbajtjesore, që tregon falënderim dhe mirënjohje për 582 zyrtarët doganorë.

“Kjo vizitë nuk ka të bëjë vetëm me të tashmën dhe të kaluarën por shprehë edhe mbështetjen e shtuar për në vijim. Për 14 % janë rritur të hyrat krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njejtë. Është rritur dy herë më shumë konfiskimi në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.  Besueshmëria tek doganat është rritur, në vitin e kaluar ka qenë 18% më i ulët se këtë vit. Edhe koha e zhdoganimit ka shënuar progres dhe është tejet e rëndësishme për investitorët dhe komunitetin e biznesit. Doganat e mbrojnë shoqërinë tonë dhe janë pjesë themelore e sigurisë publike në vendin tonë”, deklaroi Kurti.

Edhe ministri Murati shprehi mirënjohjen dhe mbështetjen për zyrtarët doganorë.

“Pamë nga afër punën që po bëher dhe po ashtu t’i falënderojmë zyrtarët doganorë për punën që po bëjnë dhe mbështetjen për punën që po na pret. Sekuestrimet e mallrave të kontrabanduara janë të përditshme dhe është mesazh pë rata që tentojnë të kontrabandojnë, pasi është më shtrenjtë se të përdorin rrugët e rregullta. Tashmë kemi terminale tjera në proces, dhe do të kemi shumë shpejt terminale shtetërore. Bashkërisht të shtyjmë përpara zbatimin e ligjit për çdo centë të vendit”, deklaroi Murati.

Këto komente u bënë në një konferencë për medie në Doganën e Kosovës të mbajtur pas takimit të Llugaliut me Kryeministrin e ministrin Murati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme