Kur do të forcohet euro ndaj dollarit

11:20 | 8 Korrik 2019
Arbresh.info

Dollari amerikan, që ka dominuar tregjet e këmbimit valutor që prej fillimit të 2018-ës, do të vazhdojë të jetë i fortë të paktën deri në fund të këtij viti, sipas një sondazhi të Reuters ndaj analistëve të valutave.

Pavarësisht dështimit të projeksioneve ndër vite, analistët presin përsëri një dobësim të dollarit pas 1 viti. Megjithatë, që prej fillimit të vitit, tregjet kanë ulur projeksionet për valutat e tjera në një afat 1-vjeçar, çka reflekton ngadalësimin e ekonomive jashtë Shteteve të Bashkuara.

Tregjet presin tashmë që euro të rritet me 3.5% dhe jeni japonez me rreth 2% kundër dollarit në vitin e ardhshëm.

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara po tregon gjithashtu shenja të ngadalësimit, pjesërisht prej luftës tregtare me Kinën, transmeton Scan.

Rezerva Federale ka bërë të ditur gjithashtu se mund të ulë normën bazë të interesit. Analistët thonë se edhe nëse Rezerva Federale ul normën e interesit, dollari do të jetë përsëri një nga valutat më të forta në treg, përcjell albinfo.ch,

Thuajse 80% e të anketuarve nga Reuters u përgjigjën se dominanca e dollarit nuk ka mbaruar ende dhe pritet të zgjasë të paktën për pjesën e mbetur të vitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme