Google ADS

Kuponët fiskal nga sot dorëzohen në Postë

09:23 | 1 Prill 2016
Arbresh.info

Që nga sot të gjithë personat që dëshirojnë të dorëzojë kuponë fiskal në Administratën Tatimore të Kosovës, mund t’i dorëzojnë ato në të gjitha pikat e Postës së Kosovës.

ATK nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se ka ndryshuar vetëm vendi i dorëzimit të plikos, ndërsa procedurat tjera mbesin të njëjta.

“Fillimisht, obligoheni që të plotësoni aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org, në linkun shërbime elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme