Kundërshtimet e Odës Ekonomike Amerikane si dhe të Ministrisë së Financave për rritje të pagës minimale nga 170 në 250 euro për sektorin publik nga disa anëtarë të Këshillit Ekonomik Social po shihen si të padrejta, shkruan arbresh.info.
Në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thonë se vendimi për pagën minimale prej 250 euro është i drejtë dhe se askush nuk mund të jep kundërshtime për këtë çështje. Kjo për shkak që paga minimale në vend nuk ka lëvizur që nga viti 2011.
Kryetari i BSPK-së, AvniAjdini thotë për Arbresh.info se as me propozimin prej 250 euro nuk është i kënaqur duke shtuar se në vendet në rajon paga minimale është më e lartë dhe se benefitet tjera janë shtesë pagës.
Sipas tij, BSPK-ja, nuk do tëlëshoj pe nga miratimi i kësaj page.
“Ne si BSPK nuk do të lëshojmë pe nga kjo pagë absolut, deri në realizimin e kësaj page minimale, kështu që sigurisht do ta kemi edhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale sepse Këshilli Ekonomik Social është një partneritet ku më 28 dhjetor është aprovu unanimisht kjo pagë minimale, nuk ka pas kundërshtime”, ka thënë ai.
Kurse sa i përket kundërshtimeve të ndryshme Ajdini ka pohuar se institucionet e vendit duhet të jenë unike dhe atë gjë të cilën e propozojnë duhet edhe t’i përmbahen.
Ai ka thënë sekjo gjë mund të realizohet.
“Ka mundësi të realizohet dhe jo vetëm të realizohet por duhet të realizohet, nuk bën pa u realizu, ne nuk heqim dorë nga kjo pagë. Ne nuk do të hjekim dorë nga kjo pagë deri në realizimin e fundit të kësaj page minimale për qytetarët e Kosovës”, ka pohuar Ajdini për arbresh.info.
Por, ndryshe mendon eksperti i ekonomisë, LulzimBeqiri. Ai thotë se Oda Ekonomike Amerikane ka dhënë arsye të forta që paga minimale të mos rritet.
“Oda Ekonomike Amerikane ka dhënë arsye të forta që të mos rritet paga minimale në vend, pjesërisht sipas mendimit tim ka të drejtë, sepse sektori privat ka mbet në mëshirën e fatit dhe askund në botë nuk ka që favorizohet sektori publik në dëm të sektorit privat përveç Kosovës e cila sektorin publik e sheh si elektorat për atë edhe e ka këtë përkushtim ndaj sektorit publik, por me një angazhim më të madh të të gjitha palëve atëherë mendimi im është që paga minimale në vend të jetë 200 euro dhe kjo i korrespondon edhe zhvillimet në vend edhe besoj se ka pajtueshmëri të të gjithëve, prandaj nëse nuk arrihet e tëra nuk është e thënë të lihet e tëra, pra thjeshtë nëse paga minimale nuk rritet në 250 euro ajo mund të rritet të paktën në 200 euro”, ka thënë ai.
Por, pavarësisht kësaj ka deklaruar se është për rritje të pagës minimale,duke përmendur rritjen e pagave të qeveritarëve siç thotë ai në mënyrë të kundërligjshme.
“Po jam për rritje page pavarësisht vërejtjeve serioze nga Qeveria dhe Oda Ekonomike Amerikane, sepse ka 7 vite që nuk ka lëviz asgjë dhe është tejet diskriminuese një pagë kaq e ulët përderisa Qeveria ia rrit vetes pagën kundërligjshëm”, ka thënë ai.
Derisa ministri i Financave Bedri Hamza e ka kundërshtuar këtë rritje të pagës, pro këtij vendimi është ministri i Tregtisë dhe Industrisë njëherit edhe anëtar i Këshillit Ekonomik Social, Bajram Hasani.
Sipas tij deri tek ardhja e këtij vendimi është bërë punë e madhe dhe se ka pasur një unifikim të gjithë spektrit politik e ekonomik që një vendim i tillë të merret, duke pasur parasysh siç ka thënë ministri Hasani mbrojtjen dhe interesin e punëtorit.
“Në atë këshill është bërë punë e madhe deri në ardhjen e këtij vendimi. Kemi punuar shumë, kemi takuar shumë përfaqësues të bizneseve, grupeve, sindikatave dhe është ardhë një propozim i tillë. E pash dje që e ka kundërshtua ministri i Financave, por zëvendësi i tij e ka aprovuar dhe kemi vazhduar me votë unanime. Kemi pas disa propozime por në fund kemi dal me këtë vendim”, ka thënë ministri Hasani.
Ai e ka parë si të ngutshëm reagimin e ministrit të Financave BedriHamza se një rritje e tillë nuk duhet të bëhet.
Mirëpo është i bindur se kjo rritje e pagës minimale do të has në mirëkuptimin e Qeverisë dhe se do të aprovohet në njërën nga mbledhjet e saj.
Hasani ka theksuar po ashtu se për shtatë vite asnjëherë nuk ka pasur diskutime e as vendime për rritjen e pagës minimale.
“Mendoj që është ngut ministri i Financave. Mirëpo besoj që kjo duhet të kaloj, duke pas parasysh që është studiuar mirë kjo rritje e pagës minimale sepse nuk ka pas që shtatë vite lëvizje të pagës minimale. Nëse e marrim me përqindje , nëse e analizojmë është një rritje e lartë, por kur të mendojmë që shtatë vite nuk ka pas asnjë lëvizje, dhe një e tillë është dashur të do të bëhet çdo vit ashtu siç është e obliguar të shihet, rritja nuk do të dukej kaq e lart”, ka theksuar Hasani.
Sipas tij rritja e pagës minimale duhet të vazhdoj tutje e të mos mbetet vetëm si ide dhe beson në mirëkuptimin e plotë të Qeverisë.
Ditë më parë, Oda Ekonomike Amerikane ka reaguar përmes një komunikate duke kërkuar nga Qeveria e vendit që të mos e aprovojë propozimin për rritjen e pagës minimale.
Kjo pasi që kanë vlerësuar që kjo rritje mund të përkeqësojë edhe më shumë papunësinë në mesin e të rinjve si dhe punëtorëve me shkathtësi më të ulëta, që zakonisht bëjnë pjesë në grupin e përfituesve të pagës minimale.
Sipas Odës Ekonomike Amerikane rritja e pagës minimale në sektorin publik do të rrit presionin mbi sektorin privat si dhe do të nxit zhvendosjen e kuadrove të kualifikuara në sektorin publik./J.Zhuniqi/Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek