Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Shqipëri, Milva Ekonomi priti në ambientet e MZHETTS ambasadorin e Kubës në Bullgari, Pedro Pablo San Jorge, i cili mbulon edhe Shqipërinë.
Qëllimi i takimit lidhej me intensifikimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Kubës pasi është larg potencialit që ekziston.
Ekonomi shprehu nevojën e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi, i cili do të promovojë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe pasuar nga memorandume të bashkëpunimit ekonomik, investimeve si dhe ato për turizmin.
Duke u ndalur në shkëmbimet tregtare, ministrja Ekonomi u shpreh se “eksportet shqiptare të bulmetit, vajit të ullirit, mjaltit dhe bimëve medicinale tashmë janë shumë të suksesshëm në tregjet botërore. Së bashku me komunitetin e biznesit duhet të shikojmë mundësitë që këto produkte “Made in Albania” të mbërrijnë edhe në tregjet kubaneze”.
Ndërkohë ministrja e Ekonomisë i theksoi ambasadorit edhe nevojën e shkëmbimit kulturor nëpërmjet turizmit dhe jo vetëm.
Ministrja në vazhdim të bisedës u shpreh se “qeveria shqiptare e inkurajon Kubën për të shqyrtuar qëndrimin e saj në njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, gjë të cilën nuk e ka bërë ende.
Për këtë ambasadori u shpreh se “çështja është duke u marrë në konsideratë nga qeveria e Kubës”.
Gjatë bashkëbisedimit, ambasadori Pedro Pablo San Jorge e vuri theksin në rëndësinë e hartimit të protokolleve të bashkëpunimit në shumë fusha midis dy vendeve.
Duke i bërë një panoramë të situatës në Kubë, ambasadori shprehu qasjen e politikës së Kubës kundrejt tërheqjes së investimeve të huaja në vend dhe suksesit të arritur me shumë vende të Bashkimit Europian.
“I vlerësoj mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe shikoj se ekzistojnë oportunitete tregtare të shumta mes Kubës dhe Shqipërisë. Investimet shqiptare në Kubë janë të mirëseardhur”, u shpreh ambasadori Pedro Pablo San Jorge.
Në këtë kuadër ambasadori e pranoi propozimin e ministres Ekonomi për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, përfshi edhe shtimin e kontakteve midis institucioneve përkatëse.
Ambasadori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në turizëm, e sidomos në tërheqjen e investimeve në marinat detare dhe fushat e golfit. Sikurse edhe për tërheqjen e investimeve shqiptare drejt Kubës në energji, atë te ujit dhe të erës, duke e konsideruar vendin tonë me eksperiencë në sektorin hidroenergjetik.
Ai përmendi gjithashtu interesin e pasjes së investimeve shqiptare në fushën e përpunimit të ushqimit, bujqësisë, ndërtimit dhe infrastrukturës si dhe të eksportimit të produkteve shqiptare drejt Kubës.
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës