U themelua në vitin 2010 dhe gjendet në periferi të Prishtinës.
Por, duket se komuna e vogël e Graçanicës i bën konkurrencë edhe kryeqytetit me disa tender, shkruan arbresh.info.
Së fundi ajo ka shpallur me tender në vlerë prej afro 100 mijë euro. E, kompania fituese do të duhet të bëj furnizimin dhe mbjelljen e luleve dhe druve dekorativë për nevojat të komunës.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Aty thuhet se për kontratën me titull “Furnizimi dhe mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë për nevojat të komunës”, komuna e Graçanicës ka parashikuar vlerën prej saktësisht 90 mijë euro.
Ndërsa thuhet se vendi apo vendndodhja kryesore e punëve/kryesor i dorëzimit/ kryesor i realizimit është KK Graçaniccë.
E kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.
Aty janë cekur edhe kushtet për pjesëmarrje teksa thuhet se ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Lloji i procedurës është i hapur ndërsa afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është 13 maj 2020, po atë ditë në orën 13:00 do të bëhet edhe hapja e tyre.
Dorëzimi dhe hapja e tenderëve do të bëhet vetëm në formë elektronike.
Ndryshe kjo komuna udhëhiqet nga Srgjan Popoviq ndërsa territori i saj është 122,25 km.
Në bazë të rezultateve nga regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në këtë komunë jetojnë 10.675 banorë.
Shumica e banorëve janë të etnitetit serb./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit