Kryetarët e komunave përpos shëndetit publik me prioritet po e shohin shëndetin ekonomik të vendit, shkruan arbresh.info.
Në një intervistë për arbresh.info, kryetari i Asociacionit të Komunave në Kosovë, Sazan Ibrahimi, tha se kërkesa e kryetarëve të komunave përpos shëndetit publikë lidhet edhe me shëndetin ekonomik kjo pasi që në dy vitet e fundit ka pësuar një rënie të dukshme.
Tutje, Ibrahimi tha se gastronomia duhet të funksionojë edhe brenda lokaleve por me disa masa ekstra.
“Kërkesa e kryetarëve të komunave është që përveç shëndetit publik që është prioritet mbi prioritete të merren masa edhe sa i për ketë shëndetit ekonomik, pasi që ne mendojmë se gastronomia mund të filloj të funksionojë edhe brenda lokaleve por për persona të cilët janë tërësisht të imunizuar apo të cilët kanë certifikatën e vaksinimit, pasi që kjo është duke ndodhur edhe në shtetet të ndryshme’, tha Ibrahimi.
Në masat e fundit të vendosura nga Qeveria është edhe kufizimi i lëvizjes e që Ibrahimi tha se personat e imunizuar duhet të kenë lehtësira në këtë drejtim.
“Po ashtu mendoj që personat e imunizuar duhet të kenë lehtësira sa i për ketë lirisë së lëvizjes si ata që nuk e kanë marr vaksinën. Kryetarët kërkojnë më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna, pasi që vetëm vaksina shpëton jetë” tha Ibrahimi.
Vendimi i fundit për pezullimin e mësimit, sipas Ibrahimit ndodhi edhe pse drejtorët komunal tashmë ishin bërë gati që të fillonte viti shkollorë në bazë të masave në fuqi.
“Të gjitha komunat me kapacitetet e veta janë munduar të bëjnë punën sa më mirë. Drejtorët komunal kanë bërë një punë të mirë sidomos me këtë variantin e fundit DELTA. Vlen të përmenden edhe drejtorit e arsimit sa i për ketë fushës së arsimit kanë bërë përpjekjet maksimale që të përgatisin shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe të gjitha takimet që i kemi pas me nivelin qendror kanë qenë të përgatitura që procesi mësimor të filloj me 1 shtator po ashtu edhe me 13 shator, por që vendimi erdhi nga niveli qendror që arsimi të pezullohet dy javë ditë”, deklaroi Ibrahimi./S.D/ arbresh.info/
Për më shumë shikoni intervistën e plotë:
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...