Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së: Në mbledhjen e ardhshme diskutohet rritja e tarifave të energjisë

15:44 | 31 Janar 2022
V. S.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur mbledhje sot, kur është edhe afati i fundit që ky institucion do t’i pranojë komentet për çështjen e shtrenjtimit të rrymës, të propozuar përmes një raporti konsultativ që u publikua më 17 janar.

Raporti konsultativ u bë në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që ZRRE-ja e ka bërë për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.

Pas mbledhjes kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se kanë vendosur bilancin për energji elektrike për ngrohtore “Gjakova”. Ai ka thënë se në mbledhjen e ardhshme do të vendoset për tarifën për energji elektrike.

“Meqenëse bilanci është që duhet të merret parasysh gjatë tarifave për KEDS-in kemi publikuar gjitha komentet. Po presim afatin e fundit për komente, e që është deri në orën 16:00. Për tema tjera janë në mbledhjet e ardhshme. Deri me 31 janar është afati për dorëzimin e komenteve dhe do të vendos mbi të hyrat”, ka thënë Fejzullahu./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme