Kryeshefja e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana e ka quajtur zhvatëse kompaninë z-mobile e cila edhe i ka bllokuar llogaritë bankare ndërmarrjes publike.
Ajo në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë se gjatë takimit me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe pronarin e z-mobile, Blerim Devollin kanë njoftuar për gjendjen aktuale në Telekom dhe pasojat e bllokimit të llogarive.
“Ne kemi pas një takim me kryeministrin, Hoti për të treguar se aksionari dhe Telekomi i Kosovës janë në një anë ndërsa palë tjetër është pala zhvatëse e këtij interesi publik. U munduam ta njoftojmë dhe ta mbajmë në dijeni për dëmet që u shkarkuan me rastin e bllokimit të kësaj llogarie nga kjo kontratë e dëmshme”, ka thënë ajo.
Hana ka kërkuar intervenim urgjent nga Qeveria e Kosovës, teksa ka kërkuar ndihmë edhe nga Prokuroria e Shtetit.
“dëmet tregojnë se mbi 73 milionë është bruto profiti i kompanisë z-mobile, ndërsa Telekomi ka fituar 8 milionë euro. Këtu shihet se kush ka përfituar në gjithë këtë. Është mese i nevojshëm intervenimi i Qeverisë së Kosovës dhe shtetit për të mos qenë më shikues por akter kryesor, i bëjë thirrje edhe Prokurorisë së Shtetit që të shohë kontratën që nga fillimi sepse kjo është e papërballueshme nga Telekomi dhe nuk është mundësi e Telekomit sidomos në këtë kohë pandemia kur ka goditur me përmbaruesin dhe mbylljen e llogarive”, ka thënë ajo.
Për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës, arbresh.info ka raportuar ekskluzivisht javën që lamë pas.
Bllokimi ka ardhur pas pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...