Kryeshefi i Telekomit ndër të tjera u shkarkua për mbipunësime dhe shpenzime të tepërta

09:06 | 27 Prill 2020
Arbresh.info

Javën që lamë pas bordi i ri i Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës ka shkarkuar kryeshefin e ndërmarrjes, Bedri Istrefin.

Në mbledhje u shkarkuan edhe zëvendëskryeshefi dhe zyrtari kryesor financiar, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës ka publikuar disa nga gjetjet mbi bazën e të cilave janë marrë vendimet për shkarkim.

Aty ndër të tjera flitet edhe për thellimin e humbjeve, detyrimet në rrite, problemet me likuiditet dhe kontratat e pafavorshme.

“Bordi i përkohshëm është mbështetur në këto gjetje në vendimet e shkarkimit të krye­shefit, zëvendëskryeshefave dhe të zyrtarit kryesor financiar:

  • Thellimi i humbjeve — Gjatë vitit 2018, humbjet e ndërmarrjes kanë qenë 15,6 milionë euro. Më 2019, janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje. Pra, humbjet janë thelluar për 50 për qind.
  • Detyrimet në rritje — Detyrimet e ndërmarrjes për 2018 kanë qenë 50,2 mili­onë euro, kurse për 2019 detyrimet sillen rreth 72,5 milionëve. Pra, kemi një rritje prej 16,3 milionësh.

Rikujtojmë gjithashtu:

  • Problemet me likuiditet — Ndërmarrja ka probleme me likuiditet, që është rë­nduar akoma gjatë pandemisë. Në 5–6 muajt e fundit, ndërmarrja nuk ka arritur të paguajë me rregull rrogat e punëtorëve.

Kur kemi shkarkuar bordin, kemi përmendur këto probleme kyçe:

  • Kontrata të pafavorshme — Ndërmarrja ka lidhur vazhdimisht kontrata të marketingut me portale fiktive ose për shuma të paarsyeshme; kontrata të ri­shitjes së shërbimeve me provizion tejet të lartë, të paarsyeshëm — që kanë qenë bazë për shkarkimin e bordit.
  • Shpenzimet e tepërta — Ndërmarrja ka dhënë rroga të larta të menaxhmentit (pesëfish rroga e ministrit), ndërkohë që menaxhmenti tashmë i shkarkuar ka kërkuar subvencione për rroga të punëtorëve.
  • Mbipunësimi — Ndërmarrja është rënduar me emërime e gradime pa kriter, nepotizëm e politizim. Punëtorët përballen me diskriminim në paga”, thuhet aty.

E për shpenzimet e tepërta dhe mbipunësimet,  arbresh.info ka raportuar për javë të tëra vitin që  lamë pas.

Në shkurt të 2019-es, arbresh.info ka bërë publike mbi 30 punësime të bëra me lidhje familje dhe partiake në ndërmarrje.

Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak

Gjithashtu arbresh.info për javë të tëra ka raportuar për dhjetëra raste të keqpërdorimit të parave të ndërmarrjes publike.

Këngëtarët  kanë marrë deri 7 mijë euro për realizim të këngëve dhe videoklipeve të ndryshme.

Këngëtarja Leonora Jakupi për realizimin e videoklipit ‘pushkë e çifteli’ iu ndanë nga Telekomi i Kosovës plot 6 mijë euro.

Kënga është në bashkëpunim me Gold Ag i cili po ashtu ka shkruar tekstin e klipi ka vetëm sy skena.

Shumë të njëjtë mori edhe këngëtari tjetër i estradës shqiptare, tani ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri. Atij para iu ndanë për këngën ‘Interesgjike’.

Por ndërmarrja publike që dikur operonte si më fitimprurësja në vend ka ndihmuar edhe këngëtarë të zhanreve tjera si Adelina Thaçi, bashkëshortja e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta me 6 mijë euro, Altuna Sejdiu -Tuna me 2 mijë e 500 euro, Adelina Berisha dhe Edita Sopjani, me 2 mijë dhe respektivisht 1 mijë e 500 euro, e 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.

Tunës e kolegeve të saj iu ndanë deri 6 mijë euro për videoklipe nga Telekomi

Edhe humoristët kanë marrë para nga Telekomi për realizim të skeqeve të tyre.

E para janë ndara edhe për sallone të ondulimit dhe spektakle të bukurisë./arbresh.info/

100 mijë euro në dreka e darka luksoze të drejtuesve të Telekomit

1 mijë euro bileta për ndeshjen Kosovë-Kroaci, faturën e pagoi Telekomi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme