Kryeministri Kurti: Mbrojtja dhe mbështetja e prodhuesve vendorë me ndihmë profesionale, është strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik

22:04 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zv.Kryeministrin Haki Abazi pritën në takim Arian Zekën, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë i cili ishte i shoqëruar nga Tea Blakaj Hoxha, sekretare gjenerale e Qendrës së Arbitrazhit, Anila Sylajn dhe Altin Zogajn.

Në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë në fushën e ekonomisë me theks të veçantë ndihmën për prodhuesit vendorë, nevojën e prodhimeve vendore dhe reciprocitetin ekonomik dhe tregtar.

Mbrojtja dhe mbështetja e prodhuesve vendorë me ndihmë profesionale dhe mbështetje institucionale është strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik. Kjo bëhet me bashkëpunim të të gjitha aktereve, meqë roli i Odave është shumë i nevojshëm.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme