KRU ‘Prishtina’: Mos lejoni grumbullimin e borxhit për ujë

12:06 | 12 Maj 2020
Arbresh.info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje për pagesë të faturave të shërbimeve për ujë dhe kanalizim.

Në njoftim thuhet se përmirësimi i shërbimeve do të bëhet nëse pa pagesë të rregullt të faturës, shkruan arbresh.info.

“Ne duhet të paguajmë faturat për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit. Përmirësimi i shërbimeve për konsumatorët tanë, mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza do të jenë gjithnjë të realizueshme nëse ju jeni të rregullt në pagesë të faturës së ujit. Mos lejoni grumbullimin e borxhit për ujë! Investo në shëndetin tënd!”, njofton kompania./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme