Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodirini” kërkon nga konsumatorët t’i kryejnë obligimet financiare për shfrytëzimin e ujit.
Po ashtu, kompania njofton se është duke ofruar furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.
“Konform masave lehtësuese për lëvizje të lirë, kompania jonë, ju fton që të kryeni pagesat e obligimeve mbi shpenzimin e ujit dhe shlyerjen e borxheve! Pagesa e ujit të shpenzuar, mundëson me sukses të veprimtarinë tonë të mëtejme të ofrimit të shërbimeve, ndaj dhe ju ftojmë që ti përgjigjeni thirrjes tonë, në të gjitha pikat e pagesës në komunat; Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik, në çdo ditë pune”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.
“Që nga shpallja e pandemisë botërore të COVID-19, KRU ‘Hidrodrini’, me përkushtim dhe qasje 24 orëshe po vazhdon në ofrimin e shërbimeve për furnizim me ujë brenda zonës së mbulueshmërisë. KRU ‘Hidrodrini’ mbetet i përkushtuar në zotimin për furnizim 24 orësh me ujë”, përfundon njoftimi.
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...