Konform vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ndaj gjendjes së shpallur në betejë me COVID19, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, nxori një sërë masash shtesë të cilat ndërlidhen me gjendjen emergjente të shpallur.
Sipas kompanisë, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë 24 orë.
Lista e masave të marra.
– KRU ‘Hidrodrini’ prioritet në çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë i jep Spitalit të Përgjithshëm Rajonal, ISHP-së, QMF-ve dhe Emergjencave, pa anashkaluar konsumatorët e tjerë të ndërmarrjes. Ujë do të ketë për të gjithë konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë. Ndërpreje mund të pasojnë, vetëm në rast të prishjeve lokale, për të cilat do intervenohet menjëherë. Për shkak të rritjes së konsumit të ujit kërkohet shpenzim racional nga konsumatorët, në mënyrë që të kemi rezerva të mjaftueshme.
– KRU ‘Hidrodrini’ merr masa për sigurimin e klorit dhe kemikateve të tjera edhe për tre muajt e ardhshëm,në funksionim të mirëfilltë të trajtimit të ujit.
– KRU ‘Hidrodrini’, vazhdon masat në reduktimin e stafit në të gjitha departamentet, përveç aty ku duhet të ketë shërbim karshi konsumatorëve, veçanërisht, departamenti i prodhimit të ujit dhe furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm dhe cilësorë.
-Shërbimi i inkasantëve të terrenit dhe pikave statike, lirohen nga obligimet në orar.
– KRU ‘Hidrodrini’ ka caktuar menjëherë ekipe mobile me fokus prodhimin, mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
– KRU ‘Hidrodrini’ merr masa që në secilën komunë në zonën e shërbimit të jenë ekipe mobile të cilat do jenë në shërbim të qytetarëve, furnizim me ujë që është esenciale dhe sanim të të gjitha defekteve që mund të shfaqen në rrjetin e ujësjellësit.
– KRU ‘Hidrodrini’ do të monitorojë 24 orë pa ndërprerë cilësinë e ujit të pijshëm, funksionimin e burimeve dhe rezervuarëve, stacioneve të pompave dhe fabrikat e trajtimit të ujit.
-Reduktohet stafi në departamentin e adminsitratës dhe zyrës ligjore, vetëm për çështje që konsiderohen të arsyeshme dhe gjithsesi organizative.
– Masat e mara vlejnë për të gjitha njësitë operative të komunave, Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik.
– Për çdo masë shtesë që mund të ndërmerret bazuar në vendimet e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do njoftoheni me kohë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...