Google ADS

Kroacia kërkon punëtorë të ndërtimtarisë nga Kosova

15:59 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Hovi ekonomik i Kroacisë është duke arritur majat, prandaj edhe kërkesat për fuqi punëtore janë gjithnjë e në rritje.

Mirëpo, ky shtet po përballet me mungesë të fuqisë punëtore në sektor të caktuar dhe kjo ka shtyrë autoritetet e këtij vendi që të interesohen për punëtorë të huaj, sidomos nga vendet e ish Jugosllavisë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i këtij vendi, Msrko Paviç ka bërë të ditur se tashmë është duke diskutuar me qeveritë në Sarajevë dhe Beograd, për mundësinë e angazhimit të fuqisë punëtore nga këto vende, transmeton “Zëri.Info”.

Ai ka thënë se më së shumti ka nevojë në fushën e ndërtimtarisë dhe për shofer. Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi Kroacia po studion edhe terrenin për marrëveshje të posaçme me Kosovën dhe Maqedoninë, pasi këto vende mund të ofrojnë punëtorë pikërisht nga dy fushat e sipërpërmendura, pasi kanë në dispozicion numër të madh të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme