Kriza politike, me ndikim të keq në ekonominë e vendit

11:07 | 24 Janar 2016
Arbresh.info

Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës norma e rritjes ekonomike për këtë vit pritet të jetë rreth 4 për qind, ndonëse njohës të ekonomisë thonë se kjo rritje e premtuar prej qeveritarëve është e ndërlidhur me gjendjen aktuale politike dhe vështirë se do të zhvillohet. Kjo, duke pasur parasysh se në vitin 2014, kur Kosova po kalonte një kaos politik, ndodhi një rritje ekonomike as 1 për qind e plotë. Sipas tyre sektori privat po ngec dhe ky sektor do të ngec përderisa nuk ka rrafsh të sigurt politik e institucional.

Rritja reale që Kosova të filloj t’i tejkaloj problemet aktuale ekonomike që ka, minimumi kërkohet një 10 për qind.

Këshilltari për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Sokol Havolli për KosovaPress tha se në këtë vlerësim të normës të rritjes nuk janë përfshirë disa projekte të mëdha të cilat mund ta përshpejtojnë dukshëm rritjen ekonomike, duke pasur parasysh projektet që ndërlidhen me rindërtimin e hekurudhës, projektin e Termocentralit “Kosova e re”dhe projektin e Brezovicës.

Ai tha se të gjitha këto projekte nuk përfshihen në këto vlerësime derinë kohën e implementimit. Në momentin e fillimit të implementimit të këtyre projekteve sipas tij ato përfshihen në vlerësime për rritje ekonomike dhe sigurisht këto do të përshpejtojnë normën e rritjes ekonomike edhe për vitin 2016 edhe për vitin 2017.

 

“Ekzistojnë disa vlerësime sa i përket rritjes ekonomike për vitin 2016. Vlerësimet tregojnë se duhet të jetë rreth 4 për qind. Këto vlerësime nuk janë vetëm të Qeverisë, janë edhe të Bankës Qendrore të Kosovës, janë edhe vlerësime të Fondit Monetar, pra të institucioneve ndërkombëtare ndaj të cilave Qeveria nuk ka ndonjë ndikim. Prandaj aktualisht trendët dhe politikat gjithsesi sugjerojnë se norma e rritjes ekonomike për vitin 2016 pritet të jetë relativisht e mirë”, tha Havolli.

Njohësi i çështjeve ekonomike Ibrahim Rexhepi për KosovaPress tregon se nëse nuk debllokohet, ose nuk hyn në binar normal, puna e Kuvendit të Kosovës pa dyshim do të jetë e pa mundur edhe rritja e normës ekonomike prej 3 ose 3.5 për qind. Ai ka marrë shembull kaosin politik të vitit 2014 dhe ndikimet e saj në zhvillimet dhe rritjen ekonomike.

 

“Edhe kjo rritje ekonomike e premtuar prej dokumenteve qeveritare është bukur shumë e ndërlidhur ambientet politike dhe në rrafshin politik, pra varësisht se si do të zhvillohet ajo. E them këtë duke pasur parasysh vitin 2014 atëherë kishim një kaos politik dhe ndodhi një rritje ekonomike as 1 përqind e plotë. Kështu që nëse qartësohen gjërat në këtë rrafsh, nëse nuk debllokohet përkatësisht nuk hyn në binar normal puna e Parlamentit, pa dyshim thuajse e pa mundur është rritja e normës ekonomike prej 3 ose 3.5 për qind”, thotë Rexhepi.

Ai mendon se edhe nëse arrihet kjo normë prej 3 për qind do të thotë vetëm ruajtje (status kuos), ruajtje e një situate të ngjashme qoftë ekonomike, qoftë sociale. Sipas tij, kjo rritje jo që do të premton përmirësime në rrafshin e përgjiths hëm, e posaçërisht kur rritja mund të jetë vetëm si produkt i investimeve publike apo i rritjes së konsumit për shkak të pagave, pensioneve apo segmenteve të tjera sociale të cilat financohen prej buxhetit.

Rexhepi tha se për tejkalimin e problemeve apo zhvillimin ekomomik minimumi kërkohet një rritje dy shifrore ose 10 për qind, ndërsa sipas tij rritjet dhe normat e tjera nuk duhet të injorohen dhe të nënçmohen, por nuk janë aq sa ka nevojë vendi.

 

“Rritja reale që Kosova të filloj t’i tejkaloj problemet aktuale që ka, minimumi është një rritje dy shifrore, do të thotë diku rreth 10 për qind. Ndërkaq rritjet dhe normat e tjera nuk duhet të injorohen dhe të nënçmohen, por nuk janë aq sa ka nevojë vendi. Meqenëse problemet e papunësisë, problemet sociale, problemet e ndryshimeve strukturale në ekonomi janë të shtresuara me vite t ë tëra dhe kërkon një zgjidhje akute apo të shpejt… Kosova ende përballet me probleme elementare dhe probleme infrastrukturore për të menduar për një rritje më të lartë ekonomike”, thotë Rexhepi.

Problemi kryesor sipas tij mbetet funksionimi i institucioneve, shteti stabil, respektimi i ligjeve e tek atëherë ai thotë se mund të flitet apo të kërkohen investitorët nga jashtë apo nga brenda të fusin kapitalin me qëllim të zhvillimit të përgjithshëm dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme